MENU
klinika

Përfitimet që i ofroni trupit

Hani sa më shumë ushqime lejla!

04.12.2019 - 22:21

Frutave dhe perimeve të ndryshme ua japin ngjyrën antioksidantët të cilët janë molekula që mbrojnë qelizat tona nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira.

Antioksidantët kanë klasifikime të ndryshme dhe ngjyra e tyre është e ndryshme, prandaj frutat dhe perimet vijnë në një mori nuancash të këndshme.

Në këtë artikull do të flasim për përfitimet nga ushqimet lejla në dietën tonë. Frutat dhe perimet lejla janë një dhuratë në dietën tonë sepse përmbajnë disa antioksidantë të fuqishëm të quajtur antocianina. Antocianinat janë shumë të fuqishme sepse shkatërrojnë radikalet e lira pasra se ato të dëmtojnë qelizat e shëndetshme të trupit.

Gjithashtu, investigime të mëtejshme shkencore kanë zbuluar se antocianinat janë shumë të dobishme për të kontrolluar inflamacionin. Këta antioksdiantë të gjendur në perimet dhe frutat lejla, të kuqe të thellë dhe blu, kanë veti anti-virale dhe anti-kancerogjene.

Antocioaninat bëjnë pjesë tek antioksidantët më të fuqishëm në planet dhe lajm tjetër i mirë është se frutat dhe primet lejla mund të gjenden shumë lehtë.

Ja disa shembuj të frutave dhe perimeve lejla të cilat përmbajnë antocianina:

-Rrushi lejla ose i kuq

-Patëllxhanët

-Kumbullat

-Boronicat

-Qershitë

-Lakra e kuqe

-Mollët e kuqe

-Qepët lejla, etj.

Ato ngadalësojnë procesin e plakjes

Për shkak se antocianinat rregullojnë stresin oksidativ, procesi i plakjes mund të ngadalësohet. Ju do ta vërtetoni kur të shihni veten në pasqyrë dhe të ndjeni lëkurën elastike dhe pa rrudha. Përfitimet e antocianinave, do t’i ndjeni edhe tek kyçet gjithashtu.

Ulin riskun e prekjes nga kanceri

Shkencëtarët pohojnë se antocianinat përmbajnë veti anti-kancerogjene. Duke i konsumuar rregullisht këto ushqime ulni konsiderueshëm riskun e prekjes nga kanceret vdekjeprurës.

Ulin riskun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Përveç kancerit, edhe risku i sëmundjeve të zemrës mund të ulet falë antocianinave. Ato kontrollojnë presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, të cilët janë faktorë risku për sëmundjet e zemrës.

Mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi

Mëlçia është organi që detoksifikon trupin tonë dhe kryen detyra të tjera shumë të rëndësishme. Ushqimet e pasura me antocianinë ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të gjenden në treg dhe shumë lirë

10 ushqimet që luftojnë presionin e lartë të gjakut