“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:Kam dëgjuar së fundmi se vaksina e fruthit tek fëmijët i çon ata në autizëm. A është e vërtetë kjo?
Përgjigjët Lorena Cuca, mjeke logopede: Bindja se vaksina e fruthit shkakton autizem daton qe ne vitin 1998 . Gjate gjithe kesaj kohe shkencetare dhe mjeke nga e gjithe bota kane ber qindra kerkrime shkencore dhe nuk kane gjetur asnje lidhje midis vaksines se fruthit dhe rubeoles me autizmin
Mendoj se çdo pretendim që autizmin e ndërlidh vetëm me vaksinimin është jo i saktë dhe jo korrekt. Ka synime që të ndërlidhin vetëm me aspektin gjenetik apo vetëm me aspekte të tjera të ngjashme.
Dikur autizmi ishte 1 në 10.000 persona, sot është 1 në 130. Diçka serioze dhe alarmante është duke ndodhur. Asnjëherë nuk ka ekzistuar epidemi gjenetike.
Sot kemi rënie të kurbës së vaksinimit dhe nëse vaksinimi do ishte shkaku kryesor do të duhej të kishim edhe rënie të kurbës së shfaqjes së rasteve me autizëm, por po ndodh e kundërta, pra kemi shpeshtim drastik të rasteve me autizëm.
Ngelet që në vitet në vijim të bëhen studime shkencore dhe të analizohen ndërlidhja e autizmit, sëmundjet malinje, astma, arthritisi e disa sëmundje të tjera në rritje, me të gjithë faktorët që në na rrethojnë. Në rend të parë duke filluar nga ushqimi si faktori më i rëndësishëm, pastaj mënyra e jetesës, ekspozimi ndaj faktorëve kancerogjenë, vaksinimi, përdorimin i panevojshëm i antibiotikëve, etj. Perfundimisht: JO, vaksinimi nuk shkakton autizem.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.