MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Kam kruarje në trup dhe kam nevojë urgjente për ndihmë!

25.12.2019 - 12:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshendetje, jam nje vajze e cila kohet e fundit kam pasur kruarje në të gjithë trupin. Çfarë mund të jetë?

Përgjigjet dermatologia: Shkaqet mund të jenë të shumta. Kruajtja ndodh kur një reaksion stimulon indet nervore. Ky reagim mund të shkaktojë nga thatësia e thjeshtë e lëkurës në sëmundje më serioze, siç është kanceri. Një nga arsyet mund të jetë alergjia dhe pezmatimi i lëkurës. Këto janë shkaqet më të zakonshme, pasi çdo acarim i lëkurës mund të shkaktojë kruajtje. Reagimi alergjik mund të shkaktohet nga nxehtësia e tepruar, kafshimet e insekteve, reagimet ndaj kimikateve, pluhurit ose qimeve të kafshëve dhe ushqimit. Do t’ju sugjeroja të bëni analiza më të hollësishme për të kuptuar nga se ju vjen.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim