MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Këto femra po sjellin një frymë të re në politikë!

10.12.2019 - 16:56

Ai është vendi më i lumtur në botë, sipas një studimi ndërkombëtar për dy vjet rresht, dhe tani është një nga shumë pak vendet që ka një udhëheqëse femër.

Sanna Marin e Finlandës, e cila është 34 vjeç, do të bëhet kryeministrja më e re në fund të kësaj jave. Në vendosjen e këtij rekordi, Socialdemokratja ndjek gjurmët e një kryeministreje tjetër të re, Jacinda Ardern, e Zelandës së Re, e cila ishte 37 vjeç kur partia e saj fitoi zgjedhjet e vitit 2017.

Finlanda, që ishte vendi i parë në Evropë që u dha grave të drejtën e votës në 1906, shpesh konsiderohet si diçka e ngjashme me utopinë, ose të paktën një shembull shumë i mirë i asaj që mund të arrijë një qeveri liberale me shpenzime të mëdha. Sistemi arsimor universal është ndër më të suksesshmit në botë.

Këtë verë një qeveri e re u zotua të bëjë që karboni i Finlandës të jetë neutral deri në vitin 2035, një objektiv i përshkruar nga Të Gjelbrit si “ndoshta më ambiciozi në botë”.

Katër partitë e tjera në koalicionin e ri drejtohen të gjitha nga gra, tre prej tyre në të 30-tat. Zelanda e Re ka më shumë se 40% gra në Dhomën e Përfaqësuesve të saj (krahasuar me 32% në parlamentin e fundit të Mbretërisë së Bashkuar.

Por, a duhet të bëjmë ndonjë lidhje midis karakteristikave personale të liderëve të një vendi dhe kulturës së tij politike në tërësi? A është rastësi që këto dy kombe, kanë lidere femra?

Një drejtuese femër sigurisht nuk është garanci që një vend, apo një parti, të ketë një perspektivë për të ecur para. Dy kryeministrat femra në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë Konservatore. Angela Merkel është një demokrate e krishterë. E djathta ekstreme franceze drejtohet nga Marine Le Pen.

As votueset femra dhe as politikanet nuk janë domosdoshmërisht më liberale, socialdemokratike apo ambientaliste sesa burrat.

Por në një kohë kur jeta politike e kaq shumë kombeve (Brazili, India, Hungaria) po riformësohet nga drejtuesit me “dorë të hekurt”, Finlanda dhe Zelanda e Re tregojnë që ka edhe alternative të tjera.

Ardern i tha Guardian se ndërtimi i konsensusit është një aspekt i punës së saj. Të supozosh që të gjitha politikanët femra janë më të afta në këtë punë do të ishte stereotip.

Por ashtu si udhëheqja e Greta Thunberg i ka dhënë energji të reja lëvizjes klimatike, është shumë shpresëdhënëse të shohësh një gjeneratë të re të grave në qeveri që përballojnë disa nga sfidat e shumta me të cilat përballemi të gjithë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Politikanet më të fuqishme

Femrat që ‘sundojnë’ Evropën

Koha për ta ndryshuar

Evropës i mungojnë lideret femra