Ky ishte një vit aspak i mirë për Partinë Komuniste Kineze.
Vitet që mbarojnë në 9 kanë qenë gjithmonë të tillë që nga shtypja e protestave të Sheshit Tiananmen më 4 qershor 1989. Partia kishte frikë se përvjetorët e asaj ngjarjeje mund të shkaktojnë trazira. Në vitin 2019 ata ishin në gatishmëri, të tronditur jo vetëm për 30-vjetorin.
Por drejtuesi i Kinës, Xi Jinping, kishte të drejtë të kuptonte se problemet në vitin 2019 mund të vijnë nga burime të papritura.
Në një fjalim në janar ai paralajmëroi zyrtarët për ngjarjet e “mjellmës së zezë” dhe “rinoçertit të ri”, me fjalë të tjera, kriza të paparashikuara, ose ato që lindin nga probleme të dukshme, por të lëna pas dore.
Në Hong-Kong ishte kriza më e rëndë e këtij viti, që tronditi, jo vetëm partinë, por tërë botën, për çudi.
Zyrtarët kinezë e quajnë atë një revolucion me ngjyra, ose, duke iu referuar ngjyrave të preferuara të protestuesve antiqeveritar të përfshirë në të, “terror i zi”.
Trazirat që shpërthyen në qershor, kanë qenë sfida më e madhe e qëndrueshme për autoritetin e partisë që nga viti 1989.
Protestat e Hong-Kongut kanë komplikuar marrëdhëniet tashmë të trazuara të Kinës me Shtetet e Bashkuara.
Represioni në Xinjiang dhe kundërshtimi i Kinës ndaj reformës demokratike në Hong Kong, janë duke u vëzhguar në Tajvan, ku zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në 11 janar.
Kina nuk ka të ngjarë të rrezikojë konfliktin me Amerikën në vitin 2020 duke sulmuar Tajvanin, por tensionet do të shtohen.
Xi përdori 70-vjetorin e sundimit komunist që u shënua në 1 tetor, për të treguar llojin e armëve që Kina mund të përdorte nëse ajo niste ndonjëherë ndonjë knflikt me Amerikën.
Mesazhi ishte i qartë: Xi ka ende ushtrinë më të madhe në botë. Me gjithë presionet në vitin 2019, nuk ka asnjë provë, që tregon të kundërtën.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al