MENU
klinika

Nga The Hill

Kur historia të shkruajë për Trump dhe Johnson…

18.12.2019 - 19:44

Historianët do të shkruajnë për këtë ditë, kur Dhoma e Përfaqësuesve votoi për herë të tretë në histori për të hetuar një president.

Momentet në histori nuk ndodhin spontanisht. Ato ndërtohen nga aktorë të ndryshëm, kriza dhe lëvizje.

Kur brezat e ardhshëm të shikojnë pas në kohë, hetimin e Donald Trump në Amerikë dhe fitoren gjithëpërfshirëse të Boris Johnson në Britani, këto ngjarje ka të ngjarë të mos duken të papritura ose befasuese.

Ata përkundrazi do të kuptohen si një përgjigje ndaj tendencave të frikshme si terrorizmi global dhe pabarazia financiare, një përgjigje që me kalimin e kohës do të pranohet ose refuzohet.

Situata e sotme u nxit nga dy ngjarje të largëta në 11 shtator 2001 dhe 15 shtator 2008 që ndryshuan përgjithmonë botën.

Ankthi dhe informacionet e rrema, zgjati dhe komplikoi luftën në Afganistan. Keq-administrimi strategjik ndihmoi në krijimin e Shtetit Islamik, i cili shkaktoi një krizë refugjatësh që përmbytën Evropën.

Kriza e refugjatëve alrmoi gjithë botën u përkthye në nacionalizëm nga drejtuesit evropianë si Viktor Orban në Hungari dhe Nigel Farage në Britani.

Ndërkohë, recesioni i vitit 2008 shkatërroi sigurinë tonë financiare. Ndryshimi radikal ekonomik i la njerëzit në ankth të përhershëm. Globalizimi, automatizimi dhe migracioni ndryshuan me shpejtësi tregun e punës.

Në të njëjtën kohë, mekanizmat për rregullimin e ekonomisë sonë na kishin dështuar.

Në vitin 2016, Donald Trump fiti zgjedhjet.

Në vitin 2019, ishte fitorja e fundit për populizmin dhe autoritarizmin: fitorja e Johnson në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kjo fitore e fundit nuk garanton triumfin e lëvizjes që përfaqëson.

Tani, të ballafaquar me një të ardhme të pasigurt, ne duhet të mendojmë, jemi të detyruar të shqyrtojmë se si arritëm këtu, dhe të ndryshojmë drejtimin tonë.

Steve Israel përfaqësoi Nju Jorkun në Kongres për 16 vjet dhe shërbeu si kryetari i Komitetit të Fushatës Demokratike të Kongresit nga 2011 deri në 2015. Tani ai është drejtori i Institutit të Politikës dhe Çështjeve Globale në Universitetin Cornell.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Hill/ konica.al