MENU
klinika

Samiti i NATOS

Macron apo Trump? Kush e fitoi betejën e Londrës?

12.12.2019 - 11:09

Në ishte SHBA, nën udhëheqjen e  presidentit George Bush dhe shumë përpara Presidentit Donald Trump, që e deklaroi NATO-n të vjetëruar. Pastaj disa javë më parë, presidenti francez tha se aleancës “i kishte ngordhur nervi”.

Ata u takuan javën e kalur në Londër, për të bërë të dy “të fortin”. Por ka kosto për këto grindje.

Vërtetë, aleatët e NATO-s nuk shpenzojnë njësoj për ushtrinë. Por, kjo nuk do të thotë asgjë për sa i përket forcimit të përgjithshëm të sigurisë për vendet e NATO-s. Siguria është një derivat i një strategjie funksionale që synon të përballojë kërcënimet e ditëve të sotme. Franca duket se po thotë, se ne kemi nevojë për një koncept të ri të sigurisë.

Nuk është për t’u habitur, që presidenti amerikan nuk diskutoi me Macron ose ndonjë kre tjetër të shteteve të pranishëm në mbledhjen e NATO-s në Londër për llojet e ndryshme të kërcënimeve me të cilat përballet aleanca. Ai donte të fliste për buxhetin, dhe vetëm buxhetin.

A po shpenzon sa duhet, Macron, ishte ajo që donte të dinte Trump.  Dhe presidenti amerikan tashmë është duke u përgatitur të nisë ‘’një luftë të re’’ me Gjermaninë për këtë çështje.

Në fakt nuk u diskutua për kërcënimet e vërteta për Evropën, që nga Siria e cila mbetet në një gjendje totale kolapsi dhe është një strehë për qelizat terroriste të të gjitha llojeve; për ngërçin zgjedhor të Izraelit dhe implikimet e kësaj në Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme; për paqëndrueshmërinë e brendshme të Iranit dhe oreksin e sauditëve për hegjemoni rajonale.

Bota e naftës e kontrolluar nga Saudite nuk është në interesin e aleatëve të NATO-s. Por nuk u fol asnjë fjalë për të në Londër.

Të paktën u përmend konkurrenca nga Kina, të cilën aleanca e pranon se tani është sistematike dhe një kërcënim në rritje.

Por ata thanë shumë pak për Rusinë, që është një tjetër kapitull i harruar.

Kur vizitova për herë të parë Ukrainën në një vizitë zyrtare në 2005 menjëherë pas Revolucionit Portokalli me kryetarin e atëhershëm të OSBE-së, Dimitrij Rupel, kujtoj një koment të bërë për ne nga kryeministrja e sapozgjedhur e Ukrainës, Yulia Timoshenko: “Ne mund të kemi fituar revolucionin sot, por Rusia është kundërshtari ynë afatgjatë.”

Katërmbëdhjetë vjet më vonë, ne ende nuk kemi një zgjidhje përfundimtare për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Njëlloj, ne nuk kemi një vizion strategjik për Azerbajxhanin, as për korridorin e Kaukazit të Jugut që çon në Detin Kaspik, nga ku NATO do të ishte në një pozitë shumë më të mirë për të kundërshtuar ekspansionin strategjik të Kinës, trazirat politike të brendshme të Iranit dhe politikën agresive të afërt jashtë Rusisë.

Pse NATO është në gjumë për zhvillimin e një politike gjithëpërfshirëse të Azisë Qendrore?

Sepse në vend që të diskutojmë objektivat e politikës, të riafirmojmë qëllimet strategjike dhe të riformatojmë aleancën për të qenë plotësisht i aftë për t’iu përgjigjur sfidave të sotme, ne jemi të zënë duke lexuar sesi kryeministri kanadez e talli Presidentin Trump pas shpine. Ne jemi të detyruar të diskutojmë se cili udhëheqës e fitoi Betejën e Londrës, Macron apo Trump?

NATO-ja duhet të rimendojë sfidat e saj themelore të sigurisë dhe të rivlerësojë objektivat e saj politikë nëse do të mbijetojë dhjetë vitet e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është i vetëdijshëm për këtë dhe ai duhet të kërkojë një Samit të 2020, gjatë së cilit aleanca miraton një mandat të ri 10-vjeçar të sigurisë.

Borut Grgic është një ish-këshilltar i politikës së jashtme për ministrin e punëve të jashtme të Sllovenisë dhe pronar i ISS Maritime, një kompani e investimeve të anijeve të ngarkesave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfida dhe mundësi...

Shënon sukses samiti i NATOS

Ç'ndodhi në samitin e Londrës?

Pse Turqia kërkon t’i prishë planet NATOS?