MENU
klinika

"Duhet politikë e re"

Minishengeni/ Meta: Pozitive nëse prodhon rezultate më shumë se debate

20.12.2019 - 12:02

Nisma për minishengenin Ballkanik është kritikuar nga segmente të opozitës, por Presidenti Ilir Meta tha se cdo iniciativë rajonale është pozitive kur prodhon më shumë rezultate se debate.

“Nuk kam asnjë koment paraprak, cdo iniciativë rajonale është pozitive sidomos kur prodhon më shumë rezultate se debate”.

Pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, Presidenti Ilir Meta nuk zhvilloi tubimin mbarëpopullor për referendumin më 8 dhjetor, i pyetur si do të vijojë iniciativën për mbrojtjen e Kushtetutës, ai tha sot se “Unë Kushtetutën do të vijoj ta mbroj cdo ditë dhe shqiptarët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë është ta kuptojnë sa e rëndësishme është dhe të mos tolerojnë asnjë shkelje apo ndryshime të bëra në mungesë transparencë sikur ka ndodhur herë pas here”.

Kreu i shtetit u ndal te azilkërkuesit, duke theksuar se numri në 10 muajt e parë të këtij viti është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.

“Përveç pasojave të rënda të tërmetit që kërkojnë një angazhim të fortë të brendshëm dhe të jashtëm për t’i përballuar të gjitha ato pasoja të mëdha për qytetarët, bashkitë, komunat dhe shtetin, pasi do të paguhen nga taksapaguesit. Shqetësimi më i madh është një tërmet i përditshëm që lidhet me hemoragjinë e vendit të pandaleshme, që unë e quaj shpopullim.

Ka qenë tronditëse të lexoja statistikat e muajit nëntor për azilin që tregonte një rritje shqetësuese në 16% nga janari në tetor të 2019 krahasuar me 2018. Në raport me Serbinë për 1 mijë banorë kemi 8.2 herë shifrën më të latë. Edhe largimi i Agron Tufës ishte lajm tronditës, që u kërcënua për shkak mendimeve. Tronditë ishte edhe mos reagimi i asnjë institucioni.

Duhet të na bëjë të reflektojmë sa më shpejt se kjo humbje e besimit është përgjegjësi e këtij konflikti, që nuk mund të vijojë më për një Shqipëri pa shqiptarët. Politika duhet të reflektojë e para, pastaj shqiptarët. Shpresoj që ky fundviti dhe ky tërmet me shumë pasoja që na mësoi se më e rëndësishme se cdo gjë është jeta dhe shëndeti dhe është dashuria për njëri tjetrin të reflektojmë për një politikë të re, që drejton në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe që garanton llogaridhënie”, tha ai.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!