MENU
klinika

Arsyet

Mishrat e bardhë të dhëmbëve, çfarë problemesh tregojnë?

11.12.2019 - 11:05

Ngjyra normale e mishrave të dhëmbëve është ajo rozë. Kur mishrat e dhëmbëve ndryshojnë ngjyrën, mund të jenë tregues se diçka nuk është në rregull.

Në këtë artikull, do të mësoni për arsyet e ndryshme pse zbardhen mishra të bardhë të dhëmbëve.

  • Gingivit

Mishrat e dhëmbëve janë gjthmonë të ekspozuar ndaj baktereve dhe kjo është arsyeja pse duhet respektuar një higjenë orale e rëndësishme. Një prej infeksioneve të mishrave të dhëmbëve është ai që ekspertët e quajnë gingivit. Mishrat e dhëmbëve zbardhen sepse ‘largohen’, tërhiqen. Kjo gjë mund të çojë në humbjen e dhëmbëve. Në disa raste mund të dëmtojë indet dhe kockat e gojës. Përveç mishrave të bardhë, gingiviti mund të prishë dhëmbët tuaj të bardhë. Ju gjithashtu mund të keni hemorragji sa herë përdorni fill dentar ose lani dhëmbët.

  • Kandidoza orale

Kandidoza orale është një infeksion i gojës i shkaktuar nga myku, një lloj kërpudhe. Kjo kërpudhë është shumë e ngjashme me atë që shkakton infeksionet mykotike vaginale.

  • Leukoplakia

Jeni një duhanpirës? Nëse një ditë zgjoheni me mishrat e dhëmbëve të mbuluar nga copa të trasha të bardha, vuani nga leukoplakia. Ekspertët thonë se kjo sëmundje është rezultat i acarimit të indeve në gojë për shkak të disa zakoneve jo të shëndetshme të jetesës.

  • Aftet e gojës

Ndonjëherë, aftet ose plagët e gojës, janë ulcera të dhimbshme që shfaqen në indet e buta të gojës dhe mishrat e dhëmbëve janë disa prej tyre.

  • Kanceri i gojës

Ka raste në të cilat mishrat e bardha të dhëmbëve janë një tregue i një problemi serioz. Një shembull është kanceri i gojës. Ky lloj kanceri mund të përhapet lehtësisht duke prekur pjesë të ndryshme të zgavrës së gojës, gjuhën dhe mishrat.

  • Anemia

Në disa raste, mishrat e bardha të dhëmbëve mund të jenë shkak i një çrregullimi të quajtur anemi. Kjo gjendje karakterizohet nga një numër i ulët i qelizave të kuqe të gjaktu që janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në gjithë trupin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN