MENU
klinika

“Ky fond mund të rritet gjatë vitit"

Ndryshon buxheti 2020, qeveria akordon 20 miliardë lekë për…

13.12.2019 - 17:06

Dokumenti më i rëndësishëm i vendit projektbuxheti 2020 dhe paketa fiskale që shoqëron atë u miratuan në komisionin e ekonomisë.  Buxheti i shtetit 2020 ka ndryshuar nga varianti i tij fillestar, duke reflektuar nevojën për marrjen e masave për përballimin e dëmeve të tërmeti i 26 Nëntorit. Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me krijimin e fondit të rindërtimit. Ky fond parashikohet të jetë 20 miliardë lekë nga të cilat 13 miliardë lekë janë borxh I buxheti i shtetit dhe 7 miliardë lekë nga donatorët.

“Ky fond mund të rritet gjatë vitit në rast se rriten donacionet dhe për këtë arsye do të reflektohet nga të ardhurat nga grantet sot dhe në shpenzimet brenda fondit. Në projektbuxhetin 2020 parashikohet të shtohet edhe një fond prej 1.2 mld lekësh për bonusin e qerasë në mënyrë që të garantohet strehim për familjet që kanë humbur banesat I cili do të gjenerohet nga reduktimi në të njëjtën masë I disa shpenzimeve pa prekur fondin e rindërtimit.”

Në komision u votuan edhe përjashtimet nga taksa e infrastrukturës për ndërtimin dhe TVSH-ja për të gjitha mallrat, shërbimet dhe kompanitë e ndërtimit që do të autorizohen për zbatimin e projektit të riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmti.

“Me autorizim të dhënë nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve deri tek volume në bazë të preventivave gjë që mund të detajolhet me vkm pra ti lehtësojmë nga tvsh në mënyrë që duke rindërtuar të mos rrisim koston aq më tepër qëq faturën e dëmeve nuk e dim ende sesa do shkoj.”

Pjesë e buxhetit 2020 është edhe paketa fiskale.Deputetët e maxhorancës në komisionin e ekonomisë propozuan që çdo dhurim trashëgimie për një banesë apo truall brenda familjes të mos paguajë më tatim 15%. Propozimi gjeti miratim ne komision.Këto vendime jane te fundit për Arben Ahmetajn në cilësinë e kryetarit të komisionit të ekonomisë pasi ai u propozua dhe u dekretua si ministër shteti për rindërtimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN