Që nga fillimi i viteve 2010, Kina ka kërkuar me ngulm të rrisë ndikimin e saj në Evropën qendrore dhe lindore dhe në Ballkan përmes strategjive të tilla si samitet ’16 +1 ‘dhe projektit “Rruga e Re e Mëndafshtë”(BRI).
Si shteti më i madh në rajon dhe vendi partner i BRI, Serbia në veçanti ka marrë miliarda dollarë për ndërtimin e urave, hekurudhave dhe autostradave.
Investimet si ky shpjegojnë krijimin e imazhit pozitiv të Kinës në sytë e serbëve si një “mik” që po investon në ekonominë serbe.
Projektet dhe investimet e BRI në Serbi sjellin skepticizëm tek BE.
Në krye të bashkëpunimit të forcuar ekonomik, të dy vendet gjithashtu po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë në fushën e sigurisë.
Për shembull, ndërkohë që qeveritë e BE-së, që ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara, po diskutojnë me forcë ndalimin e mundshëm të teknologjisë Huawei nga rrjetet e tyre kombëtare 5G, Serbia po ecën në drejtim të kundërt.
Shqetësimi kryesor për përdorimin e teknologjisë kineze është se të dhënat mund të ekspozohen ndaj monitorimit kinez.
Edhe pse Huawei nuk është shtetëror, ligjet kineze detyrojnë të gjitha firmat kineze të bashkëpunojnë me agjencitë e inteligjencës vendase.
Në Serbi, qytetarët serbë gjithnjë e më shumë kanë frikë nga monitorimi i qeverisë së tyre dhe shënjestrimi i opozitës politike.
Duke qenë një shtet kandidat për në BE, forcimi i sigurisë dhe bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me Kinën autoritare është një shqetësim i madh për demokracitë evropiane.
Në shtator 2019, Serbia bleu nëntë drone të armatosura nga prodhuesi kinez AVIC.
Shumë police kinezë tani patrullojnë në rrugët e qyteteve serbe. Zyrtarisht, kjo është për të ndihmuar numrin në rritje të turistëve kinezë.
Patrulla të ngjashme policore janë organizuar në vendet e tjera të Evropës, përfshirë Italinë, por në Serbi, prania e policisë së Kinës duket se është e lidhur me investimet e saj në të gjithë vendin.
Stërvitjet e para të përbashkëta të policisë serbe dhe kineze ndodhën në qytetin e Smederevo. Kina duket se po flirton gjithnjë e më shumë me idenë e dërgimit të personelit të saj të sigurisë jashtë vendit për të mbrojtur sigurinë e projekteve të saj.
Anëtarët e BE-së duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë kur shqyrtojnë bashkëpunimin e teknologjisë së lartë me Kinëe.
Duke pasur parasysh faktin se Serbia tashmë ndan të dhëna delikate me Kinën, BE gjithashtu duhet të bëjë përpjekje për të parandaluar që shtetet kandidate të kalojnë plotësisht në orbitën e Kinës.
Kjo duhet të përfshijë ofrimin e disa alternativave dhe projektet e bashkëpunimit të jenë më konkrete dhe të lidhura me mundësinë aktuale të pranimit të tyre në BE.
Përkhyer dhe përshtatur nga EuObserver/ konica.al