“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Kanë filluar të më dalin disa lytha ne duar. A janë ngjitës? Si ti heq?
Përgjigjet dermatologia: Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral specifikisht nga virusi human papilloma. Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët.
Disa metoda natyrale, në kushte shtëpie janë me lëkurë limoni. E vendosim atë sipër lythit plotësisht.
Me borzilok, të cilin e vendosim sipër lythave dhe e më pas e bllokojmë që mos përshkohet nga uji.
Me copa hudhre. Lythat fillojnë të shkëputën për një ose dy javë por duhet të bëhet më hudhër derisa ato të zhduken fare.
Konsumoni ushqime të cilat forcojnë sistemin imunitar. Hudhër, patate e ëmbël, bukë me krunde, fara luledielli dhe oriz janë shembuj të këtyre ushqimeve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim