MENU
klinika

INSTAT/ Flasin shifrat

Prodhimi vendas/ A ka rritje çmimesh për festa?

29.12.2019 - 13:53

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur mbi bazën e statistikave që disponon, se çmimet e prodhimeve bujqësore nuk kanë luhatje edhe në tregjet e tjera të vendit, madje në zonat me prodhim të lartë bujqësor çmimet mbajnë edhe nivelin të ulët të shitjes.

Sektori i bujqësisë kryesoi eksportet shqiptare gjatë 8-mujorit të vitit 2019.

Sipas INSTAT, eksportet bujqësore vijuan trendin e rritjes pozitive të qëndrueshme duke shënuan rritje me 15% gjatë periudhës janar-gusht 2019. Në vlerë këto eksporte arritën shifrën e 22.7 miliardë lekëve.

Investimet kryesisht në prodhimin në serra që siguron prodhim bujqësor përtej sezonit dhe rritja e standardeve për këto produkte ka rritur eksportet dhe të ardhurat në familjet fermere, por edhe në ekonominë e përgjithshme.

Ndërsa vetë fermerët po bëjnë edhe zgjedhjen për kulturat që preferojnë të kultivojnë më shumë, të cilat janë më të kërkuara edhe në tregjet e huaja, prej të cilave sigurojnë edhe më shumë të ardhura.

Vetëm gjatë vitit të fundit prodhimi i perimeve të freskëta në fushë u rrit me 1,24%, ndërsa gjeografia e shteteve ku eksportohet po zgjerohet

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Na furnizojnë Rusia dhe Serbia

40 mln euro drithëra të importuara