MENU
klinika

Mbledhja e jashtëzakonshme të qeverisë

Programi për rindërtim, nuk cënohet buxheti

03.12.2019 - 13:14

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se programi për rindërtim nuk do të cenojë parametrat kryesorë të buxhetit.

“Këtu sfida nuk është e nuk mund të kthehet në një sfidë që të rindërtojmë banesat që u detyrohemi këtyre njerëzve të goditur nga fatkeqësia e të godasim pjesën tjetër, duke goditur ekonominë. Sfida jonë është të bëjmë të dyja”, u shpreh kryeministri Rama.

Objektiv është të mos prekim parametrat kryesor e të mos tërhiqemi nga objektivi për rritjen ekonomike.

“Programi i rindërtimit duhet të shihet si një instrument më shumë, një mekanizëm më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do të godiste ekonominë”, – vuri në dukje ai.

Rama tha se i ka kërkuar dje ministres së Financave dhe kryetarit të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit të bëhet rishikim tërësor i bllokut të projekteve të ministrive të linjës në buxhetin e 2020, për t’i orientuar drejt përfundimit të projekteve në vazhdim, për të mos lënë asnjë rrugë në vazhdim pa përfunduar.

“Për të mos lënë ‘rrugë rrugëve”, pavarësisht se kjo do të ishte receta e qeverive të shkuara, por nuk është receta jonë”, u shpreh Kryeministri.

Përveç projekteve që kanë të bëjnë me ujitjen e kullimin, Kryeministri Rama kërkoi që asnjë projekt tjetër i ri të mos bëhet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


New York Times shkruan për tërmetin tragjik

BE-ja në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë