Xhesika Berberi ishte një nga të ftuarat e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN” këtë të shtunë, ku sigurisht që nuk do anashkalohej edhe thashethemi se modelja ka bërë casting për të qenë ëngjëll i Victoria’s Secret, por që nuk u përzgjodh.
Disa nga modelet shqiptare kanë marrë pjesë në casting për VS, por deri më tani nuk kemi parë asnjërën nga to të sfilojnë në eventin të shumëpërfolur të modës.
U përfol ndër to ishte edhe “Gigi Hadid shqiptare”, modelja Xhesika Berberi.
Mirëpo ajo sqaron njëherë e mirë në “Shiko kush LUAN” të vërtetën mbi lajmin se modelja ka bërë casting për të qenë ëngjëll i VS dhe pse nuk u zgjodh:
‘Nuk e kam bërë kurrë audicionin pasi nuk e kam ndjerë veten gati.’, u shpreh Xhesika.