MENU
klinika

Konfindustria: AMF të bëjë të ditur shifrat

“Sa është paguar deri më tani për të prekurit nga tërmeti?”

15.12.2019 - 17:26

Konfindustria Shqiptare kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë që të thërras në seancë Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare lidhur me dëmshpërblimin e qytetarëve që kanë pasur banesën të siguruar dhe ajo është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas Konfindustrisë është e nevojshme që AMF të bëjë të ditura shifrat, se sa është vlera e paguar deri më tani për të gjithë të siguruarit të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu në reagim theksohet se duhet të bëhen publike të dhëna të plota për vlerën e plotë të dëmeve të siguruara dhe duhet të paraqiten qartë në raport afatet kohore të pagesave të siguracioneve, për të shmangur vonesat e qëllimta dhe përpjekjeve për uljen e vlerës së siguruar.

Referuar kompanive të Sigurimit vlera e banesave të dëmtuara dhe që kanë një kontratë sigurimi është 12 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'përfitojnë drejtuesit e mjeteve?

AMF miraton udhëzimin për sistemin “Bonus-Malus”