Falë Trump (ose kështu thotë ai), “të gjithë po thonë përsëri Gëzuar Krishtlindjet”, madje edhe një jo-i krishterë si unë.
Kështu iu përgjigja unë secilit email abuziv që mora lidhur me hetimin e Trump gjatë dy javëve të fundit me dy fjalë: Gëzuar Krishtlindjet.
Përgjigjet tregojnë se, në epokën e Trump, madje edhe gjestet e paqes janë bërë burime trishtimi dhe fyerjeje.
Miku im, James më shkruajti: “Klima e tanishme politike më ka bezdisur.”
Si nuk mund të ndodhtte ndryshe, duke dëgjuar Trump? Ai nxjerr vetëm helm: “e korruptuar”, “e ndyrë”, “spiune, “Poshtërsi”,”gjueti shtrigash”, “shaka”, “socialist/komunist”.
Në një fjalim të shtunën në mbrëmje, Trump tha “Ne kemi arsye të zemërohemi, njerëz”.
Revista ungjillore Christianity Today iu referua sjelljeve të ngjashme në një artikull lidhur me hetimin e Trump. “Twitter i tij ushqehet vetëm me fjalë negative dhe shpifjet, është një shembull gati i përsosur i një qenieje njerëzore që është e humbur dhe e hutuar moralisht. ”
Gjatë debatit për hetimin, mbrojtësit e Trump mund të kishin argumentuar se sjellja e tij ishte e gabuar, por ata nuk bënë këtë; në vend të kësaj, ata e krahasuan palën tjetër me Ponç Pilatin.
Gjithmonë ka pasur zemërim në politikë. Por si mund ta kapërcejmë këtë rrëmujë?
Unë ia shtrova pyetjen muajin e kaluar Mark Meadows (R-N.C.), një nga mbështetësit më të flaktë të Trump gjatë hetimit. Tani Meadows po del në pension nga Kongresi, raportohet se do të punojë për Trump dhe mbase bëhet shefi i ardhshëm i Trump.
Unë nuk jam optimist. Por gjithmonë mund të shpresojmë për një mrekulli për Krishtlindje!
Dana Milbank, kolumnist i The Washington Post.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post./ konica.al