MENU
klinika

Krahasim me 2018

Trafiku ajror/ Fluksi i pasagjerëve rritet me 20%

11.12.2019 - 09:15

Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se 271 589 pasagjerë fluturuan, për dhe nga, Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’. Ndër këto, 6 724 janë pasagjerë të fluturimeve charter.

Sipas statistikave zyrtare, në tetor të 2018 numri i pasagjerëve llogaritej 216 181 ndër të cilët 1 796 pasagjerë të fluturimeve charter.

Ndërsa në tetor të vitit 2017 numri i pasagjerëve llogaritej 205 952, ndër të cilët 1 469 ishin pasagjerë të fluturimeve charter.

Në një krahasim midis tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve gjatë tetorit ka shënuar një rritje prej 20%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liberalizohen shërbimet në aeroporte

Fluturimet, çmimet e biletave mund të ulen