MENU
klinika

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm

Bëra një ngritje të peshave dhe kam këmbën të mpirë. Çfarë është?

25.01.2020 - 11:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, bëra një ngritje të peshave në majë të gishtërinjve dhe për një muaj kam këmbën time të majtë të mpirë. Çfarë është?

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm:  Nga simptomat që po më shpjegoni mund të jetë hernie diskale. Hernia e diskut/diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual, degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtim. Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome. Për më tepër duhet të bëni një vizitë tek neurologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.