Lajmi që Valdrin Sahiti ka veshur Beyoncen, mori dhenë sot në rrjetet sociale!
Këngëtarja e njohur botërisht u shfaq papritur në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California të shtunën, me një fustan të kuq saten që të linte pafjalë me dekoltenë e tij!
Beyonce tregoi se ia beson look-un e saj një stilisti me përvojë siç është Valdrini, por historia nuk mbetet me kaq!
Elvana Gjata ka treguar se Beyonce ka 3 vjet që kërkon të vishet nga Valdrin Sahiti.
Në një postim në Instagram, ku lavdëron mikun e saj stilist, këngëtarja thotë se Beyonce “ka 3 vjet që e do, e kërkon dhe sot më në fund shkëlqen me Valdrin Sahiti”.
Kjo nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh një stilist shqiptar.
Pak kohë më parë ajo zgjodhi stilistët Kujta&Meri dhe krijimin e tyre fantastik që bëri bujë në të gjitha mediat e huaja.