MENU
klinika

Pamja e saj në duart e stilistit shqiptar

Çmimet Grammy/ Valdrin Sahiti vesh Beyoncen

26.01.2020 - 16:32

Valdrin Sahiti po kthehet në stilistin e preferuar të të gjithëve, shqiptarë dhe jo vetëm. Tashmë ai ka kaluar në radhët e personazheve të huaj VIP.

Së fundmi, stilisti i njohur, Sahiti ka veshur Beyonce-n në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California të shtunën.
Tashmë Beyonce ia ka besuar look-un e saj një tjetër stilisti të njohur shqiptar, dhe fakti që ka publikuar disa foto tregon se ajo ka mbetur e kënaqur nga puna e tij!

Beyonce veshi një fustan saten të kuq në festë, me një dekolte mjaft të hapur. Vetëm para një ore ajo publikoi në Instagram fotot me fustanin e hijshëm që Valdrini ia ka bërë me merak!
Kjo nuk është hera e parë që Beyonce zgjedh një stilist shqiptar. Pak kohë më parë ajo zgjodhi stilistët burrë e grua, Kujta&Meri dhe krijimin e tyre fantastik që bëri bujë në të gjitha mediat.
Pjesë e listës së personazheve VIP që ka veshur Sahiti këtë vit, janë edhe shumë emra të njohur të ekranit, si Eleonora Carisi në Festivalin e Filmit në Venecia, apo Iskra Lawrence në tapetine kuq të Golden Globes.

Kelly Rowland gjithashtu zgjodhi krijimin e Valdrinit në festën e ditëlindjes së Diddy-t. Stilisti i VIP-ave ka veshur edhe Cardi B, dhe me sa duket emri i tij vijon të jehojë në media.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkruajnë mediat ndërkombëtare

Shqiptari pushton “Golden Globes”!