MENU
klinika

Serwer: Trump po kërkon sukses

“Dialogu s’do të vazhdojë për shkak të zgjedhjeve në Serbi”

28.01.2020 - 13:14

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka deklaruar se dialogu Prishtinë – Beograd nuk mund të vazhdojë para formimit të qeverisë së re në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tej me zgjedhjet e majit në Serbi”, ka deklaruar Serwer, duke shtuar se ai nuk beson se është në interes të Kosovës të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi.

Ai ka komentuar edhe marrëveshjen për krijim të linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjen për marrëveshjen për hekurudha.

“Lidhur me Letrën e Synimit për krijimin e linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rikthyer trafikun hekurudhor, Serëer thekson se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë”, ka thënë ai, raporton Tanjug.

Ai beson se presidenti amerikan Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat