31.01.2020 - 15:48
Receta për: 20 persona
INGREDIENTËT
- 500 gram miell
- 60 gram sheqer
- 15 gram maja buke
- 4 vezë
- ½ lëkurë limoni
- 1 lugë çaji kripë
- 125 gram gjalpë pa kripë
- 2 litra vaj luledielli për skuqje
- Sheqer pluhur për spërkatje
- Reçel për mbushje
UDHËZIMET
- Në një tas bashkoni miellin, 150 ml ujë dhe i rrihni mirë. Shtoni majanë, sheqerin, lëkurën e limonit, kripën dhe vazhdoni t’i përzieni.
- Tani i shtoni vezët e rrahura paraprakisht dhe i përzieni ende.
- Sapo brumi të jetë bërë kompakt, e hiqni nga makineria dhe e punoni edhe për disa minuta të tjera me dorë në tavolinën e punës.
- Mbështilleni me një qese kuzhine dhe e lini për 2-3 orë të qendrojë në frigorifer.
- Më pas e nxirrni dhe e ndani brumin në disa pjesë të vogla të barabarta.
- I rrumbullakosni me dorë dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.
- I ktheni para e mbrapa në mënyrë që ato të skuqen mirë.
- I servirni në një pjatë. I prisni pak me thikë dhe i mbushni brenda me një lugë çaji nga reçeli juaj i preferuar.
- I shtoni sipër edhe pak sheqer pluhur. Kështu veproni me çdo donuts tjetër.
Shijojini!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Pandispanjë shumë e shijshme me vetëm tre përbërës
"Receta e mamit"