MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Fëmija im ka irritim të lëkurës nga pampersi. Si hiqet e skuqura?

15.01.2020 - 11:31

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje fëmija im ka irritim të lëkurës nga pampersi. Si mund ta heq te skuqurën?

Përgjigjet dermatologia: Irritimet apo dermati i kontaktit nga pampersi eshte  shumë i zakonshem te foshnjat dhe femijet e vegjel.  Disa foshnja irritohen me lehtesisht se te tjeret  por kur rriten dhe hiqen pelenat, ky irritim nuk egziston me. Përdorni pelena njeperdorimshe  nëse është e mundur . Ato që përmbajnë xhel absorbues  me hydrocellulose janë të shkëlqyera per parandalimin e urinës qe te njomi lëkurën e fëmijës suaj . Në qoftë  se përdorni napa , sigurohuni qe te  jene shpëlarë mirë pas larjes. Ndërroji  shpesh pelenat – mos e lër fëmijën tuaj në urine dhe fece  per kohe te gjate. Në qoftë se irritimi nuk i ikën ndoshta duhet ti bëni një kontroll më të hollësishëm tek dermatologu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.