MENU
klinika

Rritje vjetore me 12%

Fondet e pensionit kanë arritur vlerën e 171 miliardë lekëve

03.01.2020 - 13:48

Përsa i përket tregut financiar jobankar në Shqipëri, për vitin e kaluar ka arritur vlerën e 171 miliardë lekëve ose rreth 1.4 miliardë euro. Ky treg përfshin institucionet financiare jobankare, kompanitë e sigurimit, fondet e pensionit, fondet e investimit dhe ndihmësit e tjerë financiarë.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se në fund të 9-mujorit 2019, total i aseteve të tregut ishte në rritje vjetore me pothuajse 12%. Jashtë sistemit bankar, aktorët më të rëndësishëm për nga përmasat janë fondet e investimit, kompanitë e sigurimeve, si edhe kompanitë e tjera të huadhënies.

Pesha e aseteve brenda tregut financiar jobankar përputhen kryesisht me profilin e aktorëve më të mëdhenj. Peshën kryesore e zënë investimet në tituj dhe kryesisht në obligacione, me rreth 35% të totalit. Titujt e borxhit janë asetet kryesore të fondeve të investimit.

Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për obligacione të qeverisë shqiptare, çka bën që profili i rrezikut të këtyre investimeve të jetë mjaft i kontrolluar. Fondet e investimit në fund të shtatorit zotëronin asete neto për rreth 67 miliardë lekë ose rreth 545 milionë euro.

Zëri i dytë për nga pesha janë huatë, që në fund të shtatorit 2019 kishin vlerën e 35 miliardë lekëve, ose rreth 21% të aseteve të tregut financiar jo bankar. Ky ‘portofol’ i takon kryesisht institucioneve të kredidhënies, që licencohen dhe mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë.

Depozitat e vendosura në banka nga institucionet e tjera financiare kishin vlerën e 26.5 miliardë lekëve dhe përbënin afërsisht 16% të vlerës totale të aktiveve. Institucionet që i mbajnë kryesisht fondet e tyre në formë depozitash bankare janë sidomos kompanitë e sigurimeve, që japin kontributin kryesor për këtë zë të aseteve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa në stanjacion

42.5% e bizneseve me borxhe

Rritje 20% për vitin e kaluar

136 milionë euro kredi “jashtë bankave”