MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Gjatë dimrit i kam duart gjithmonë të ashpra.Si të mjekohem?

03.01.2020 - 13:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Kur bën shumë ftohtë  lëkura e duarve bëhet shumë e ashpër dhe nuk gjej kurën e duhur ?

Përgjigjet dermatologia: Që të mos ashpërsohen duart duhet të mbash gjithmonë doreza, edhe kur del shëtitje, edhe kur bën punët e shtëpisë. Enët duhet t’i lash gjithmonë me doreza.
Pas larjes së duarve , lyeji gjithmonë me krem zbutës. Ky proces të kushton vetëm disa minuta, ndaj mos e anashkalo! Masazhoji butësisht, pa harruar që edhe para gjumit t’i zbutësh me një krem të mirë dhe shkëlqyes. Vendose kremin në pjesën e prapme të dorës dhe fillo duke e masazhuar lehtësisht në formë rrethore.Gjatë dushit, trajtoji duart siç duhet, duhet që ato të marrin masën e duhur me vaj dhe lagështi, aq sa i nevojitet lëkurës. Nëse vendos losione dhe kremra menjëherë pas dushit, do të jetë më mirë dhe më shumë efekt. Vaji që mund të përdorësh për duart mund ta zgjedhësh sipas dëshirës (vaj ulliri, vaj bajame, vaj ricini etj.)  Këto janë disa prej mënyrave për të parandaluar ashpërsimin e duarve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkakton plasaritjen dhe trajtimet

Keni buzë të plasaritura?