MENU
klinika

Konflikti i fundit, një mësim për të gjithë!

Irani nuk është i vetmi problem i SHBA-së!

09.01.2020 - 12:45

Në vitin 2017, kur Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara po shkonin drejt luftës, një dilemë qarkullonte kudo në sallat e Shtëpisë së Bardhë.

Nëse ushtria amerikane do të kryente disa sulme të kufizuara në Korenë e Veriut, a do ta frikësonte Kim-Jong Un sa duhet për të ndaluar përpjekjet e udhëheqësit të ri për të krijuar vazhdimisht armë bërthamore dhe raketa balistike?

Përgjigja e Koresë së Veriut ishte e tmerrshme. Pyongyang paralajmëroi se do t’i përgjigjej çdo veprimi ushtarak kundër territorit të tij sovran me forcën e vet.

“Perandoria e Amerikës do të shkojë në ferr dhe historia e shkurtër e SHBA do të mbarojë përgjithmonë, në momentin kur ai të shkatërrojë qoftë edhe një copë tokë”, shkruhej në një koment në mediat shtetërore në shkurt 2018, disa muaj para takimit të parë të Trumpit dhe Kim.

Asnjëherë nuk do ta dimë nëse Koreja e Veriut I kishte seriozisht ato që tha në atë kohë.

Por pas kërcënimeve  të Koresë së Veriut ishte gjithnjë një mesazh i rëndësishëm: Pyongyang po zhvillon armë bërthamore dhe raketa balistike të afta për të arritur në SHBA, kështu që vendimmarrësit në Uashington do të duhet të mendojnë dy herë.

“Koreja e Veriut është menjëherë pas Iranit, në sponsorizimin e terrorizmit. Dhe administrata tani po justifikon vrasjen e Soleimanit duke e quajtur atë një terrorist”, tha Adam Mount, një bashkëpunëtor i lartë në Federatën për Shkencëtarët Amerikanë.

Vrasja e Soleimani, tha Mount, do të shtojë vendosmërinë e Koresë së Veriut për të zhvilluar armë bërthamore.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al