Brexit tani është e sigurt se do të ndodhë. Ky është një moment pikëllimi për pro-evropianët.
Një nga ironi të mëdha në vitin 2020 do të jetë që, pasi Britania të kalojë derën e daljes, Bashkimi Evropian do të hyjë në një dy periudhë-vjeçare të një reflektimi të thellë.
Inicuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, një “Konferencë Pan-Evropiane për Ardhmërinë e Evropës” do të fillojë në vitin 2020. Ajo do të përfshijë konsultime me njerëzit e Evropës për drejtimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin e jashtëm, me qytetarë, akademikë dhe shoqëri qytetare.
Konferenca do të kërkojë t’i përgjigjet një seri pyetjesh themelore në lidhje me rolin e BE-së në një rend botëror që ndryshon ditë pas dite.
Si duhet ta përcaktojë Evropa rolin e saj në botë dhe interesat e saj të sigurisë dhe të mbrojtjes? A duhet të ndryshojë politika e BE ndaj fqinjëve të saj? Cilat janë vlerat evropiane dhe si mund të mbrohen më së miri? Ky është pikërisht debati që Britania duhet të bëjë gjithashtu.
Më e rëndësishmja, konferenca do të vlerësojë se çfarë reformash demokratike vetë BE-ja duhet të synojë.
Një seri kuvendesh qytetarësh në Mbretërinë e Bashkuar, jashtë kontrollit të partisë qeverisëse, në mbarë BE, mund të jetë një mekanizëm që Britania të marrë pjesë në përcaktimin e së ardhmes së Evropës.
Si në Britani ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës, nevojitet një diskutim i sinqertë për atë që do të thotë të jesh sovran dhe “të kontrollosh” ngjarjet që ndodhin rreth nesh, në një rend botëror që ndryshon.
Një debat gjithëpërfshirës kombëtar në Britani, bashkë me këtë konferencë evropiane, do të ishte një mundësi për të hedhur themelet e diçkaje pozitive për të ardhmen.
Në një epokë kur populistët përdorin “vullnetin e popullit” për qëllimet e tyre, liberalët duhet të arrijnë tek njerëzit, ndryshe nga politikanët që thjesht trokasin në dyert e tyre gjatë zgjedhjeve.
Britania tani duhet të përcaktojë atë që dëshiron nga marrëdhëniet e saj me Evropën.
Kjo nuk mund t’i lihet vetëm partisë qeverisëse.
Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve të përgjithshme, Kryeministri Boris Johnson përmendi fjalën “shërim”, por ai nuk ka gjasa ta realizojë atë. Këtë herë, Brexit do të thotë vërtetë Brexit, por nëse pro-evropianët britanikë përfshihen në një proces qytetar dhe mbajnë kanale të komunikimit me aleatët kontinentalë, ekziston shpresa për një të ardhme optimiste.
Luisa Porritt është Zëvendësdrejtuese e LiberalDemokratëve në Parlamentin Evropian dhe një eurodeputet në Londër.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Independent/ konica.al