MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam bërë analizat dhe kam dal me anemi. Çfarë të bëj?

25.01.2020 - 11:31

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam bërë analizat dhe kam dal me anemi. Si kurohen?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Anemia është mungesa e hekurit në gjak i cili mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe rraskapitur. Anemia është e lidhur me problemin e hemoglobinës, proteinave në rruazat e kuqe të gjakut që janë të pasura me hekur. Hekuri është nutrienti kyç, i cili ndikon në sasinë e hemoglobinës në gjak. Më shumë hemoglobinë ofron shpërndarje më të mirë të oksigjenit nëpër trup. Trupi absorbon hekurin nga burimet shtazore dhe nga burimet bimore në mënyrë të ndryshme. Duhet të mbani diet dhe të hani ushqime që janë të pasura me hekur si spinaq etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN