“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshendetje, kam gurë të vegjël në veshka dhe nuk di çfarë të bëj?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese. Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.