MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam të ënjtur në zonën anale dhe me dhëmb. Çfarë të bëj?

25.01.2020 - 11:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Para 2 vitesh kam patur një fisurë anale. Por mu shfaq serish pas 4-5 muajsh. Diagnoza eshte hemorroide e grades se III. Para 2 viteve cdo gjë u rregullua, por tani kam një të fryrë/ënjtur prej 2 ditësh në zonën anale. Kam shume dhimbje. Cfarë të bëj? Ju lutem më këshilloni. Faleminderit.

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Duke patur parasysh historinë tënde personale të problemeve me fisurë anale dhe hemorroide, do të rekomandoja të caktonit një takim urgjent me proktologun. Ai duhet të rishikojë e rivlerësojë gjendjen e pjeses anale. Plus do të vendosë nëse ju duhet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale ose jo.

Për momentin keshillat e mia jane si me poshtë: Mundohuni të evitoni konstipacionin. Nëse ndjeni nevojën për të shkuar në banjo, mos e vononi. Hani më shumë ushqime te pasura me fibra: fruta, perime, drithera, etj. Evitoni kosin apo djathin pasi do ju rëndojë konstipacionin. Pini sa më shumë ujë. Mund të filloni të merrni supplement me fibra si Psyllium ose fibra kumbulle. Shpresoj që ju pergjigja pyetjes suaj. Mos hezitoni të më kontaktoni sërish ne rast se do keni pyetje të tjera.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN