MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam shpesh fryrje barku dhe gazra. Nga se vijnë?

30.01.2020 - 10:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, Unë kam shpesh fryrje barku dhe gazra. Nuk e kam të qartë nga se mund të vijnë? Çfarë mund të bëhët kundër kësaj ndjesie të pakëndshme?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:  Hapi i parë është gjithmonë konsulta me mjekun, dhe në këtë rast, me mjekun Gastro-Hepatolog. Pas konsultës me mjekun, mund të kërkohet kryerja e disa ekzaminimeve instrumentale si:

Gastroskopi

Kolonoskopi

Ekografi Abdominale.

Analiza laboratorike në feçe.

Analiza laboratorike në gjak.

Gjithashtu, kërkohet edhe rregullimi i dietës ushqimore dhe mënyrës së jetesës. Nëse nuk konstatohet ndonjë shkak specifik, mjeku do bisedojë me pacientin për trajtimin simptomatik të ankesave.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky mund të jetë shkaku!

Fryrje barku, diarre dhe të vjella?