MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam tharje fyti, rrjedhje hundësh dhe pak temperaturë

23.01.2020 - 14:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje kam tharje fyti, rrjedhje hundësh dhe pak temperature. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Nga simptomat që po më përshkruani mund të jetë bronkit. Bronkiti akut zhvillohet shpesh gjatë periudhave të sëmundjeve virale akute si influenca apo i ftohti i zakonshëm. Viruset janë shkaktarët më të shpeshtë të rasteve me bronkit akut (rreth 90%). Antiinflamator josteroid mund të përdoren për të kuruar kollën dhe tharjen e fytit. Edhe pa trajtim shumë raste të bronkitit akut zgjidhen shpejt. Nëse simptomat zgjasin shumë ju rekomandoj një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.