MENU
klinika

"Një zgjedhje model"

Katerina Sakellaropoulou, e para presidente grua në Greqi!

23.01.2020 - 08:39

Parlamenti në Greqi zgjodhi Katerina Sakellaropoulou presidente të vendit. Juristja e paparti mori shumicën e nevojshme të votave duke u zgjedhur kështu si gruaja e parë presidente në krye të shtetit helen.

Në intervistën e tij të parë për BBC-në pas marrjes së postit korrikun e vitit të kaluar kryeministri Kyriakos Mitsotakis u përball me pyetjen e gazetares, që e gjeti atë të papërgatitur, se: Si ka mundësi që keni vetëm dy gra në kabinetin e ri qeveritar. Mitsotakis shpjegoi, se për fat të keq nuk ka kaq shumë gra në Greqi, që të interesohen për politikën. “E thoni seriozisht këtë? Unë jam e sigurtë, që edhe unë vet do të kisha gjetur disa gra të interesuara”, ia ktheu gazetarja. Qysh ateherë në Greqi spekulohej se kur kryemínistri konservator, që preferon një politikë të moderuar të qendrës, do të tërheqë më shumë gra në politikë.

E tani erdhi rasti: këtë të mërkurë (22.1.) parlamenti  grek zgjodhi Katerina Sakellaropoulou, presidenten e Gjykatës së lartë Administrative, si presidente të vendit. Juristja 63 vjeçare e paparti pason  67 vjeçarin konservator Prokopis Pavlopoulos, mandati i të cilit përfundon në mars.

Image result for Katerina Sakellaropoulou

“Një zgjedhje model”

Sakellaropoulou ka studiuar juridik në Athinhë dhe që në vitin 1981 u bë pjesë e gjaktës më të lartë të vendit. Pas një periudhe studimesh në Sorbonne ajo jepte leksione për të drejtën e mjedisit në Akademinë e Gjyqtarëve në qytetin e saj Selanik. Vendimi për një grua në krye të shtetit ka rëndësi simbolike dhe gjithashtu shërben si një modeli për gratë e reja në Greqi, i thotë Dë-së politologia nga Athina Stella Ladi. Megjithatë presidentja e re e vendit nuk duhet të redukltohet vetëm në të qenit grua, tërheq vëmendjen ajo. Sakellaropoulou është një juriste e suksesshme, përgjegjëse për vendime të rëndësishme të gjykatës më të lartë administrative nëvend. “Në marrjen e vendimeve të tilla ajo gjithmonë ka qenë e matur për të vendosur drejt dhe pa u konfrontuar. Pikërisht ky qendrim është mjaft i rëndësishëm për postin e kreut të shtetit”, mendon Ladi, që aktualisht është docentë në Universitetin e Londrës Queen Mary.

Sipas informacioneve të gazetës së Athinës Kathimerini presidentja e re e vendit konsiderohet si një personalitet i fortë dhe e hapur, që ka interes të madh edhe oër artin dhe  kulturën. Por përse ka zgjatur kaq shumë derisa të vijë n jë grua në këtë post? “Ndoshta kjo ishte vetëm çështje kohe; unë megjithatë nuk do të thoja, se gratë në Greqi përjashtohen sistematikisht nga postet me përgjegjësi”, thotë politologia duke theksuar, se partia socialiste KINAL ka zgjedhur një grua në krye të saj.

Image result for Katerina Sakellaropoulou

Presidenti si figurë integruese

Ndryhe nga Franca në Greqi presidenti ka vetëm funksione reprezentative dhe qendron jashtë biznesit të politikës së ditës. Megjithatë aikonsiderohet si faktor integrues, këshilla e të cilit merret në kosnideratë, veçanërisht në kohë krizash.

Këtë detyrim e përmbushi presidenti aktual Prokopis Pavlopoulos kur vendi ndodhej në kulmin e krizës së borxheve. Ai u angazhua për qendrimin e Greqisë në Eurozonë dhe për këtë qëlluim mbante kontakte intensive me presidentin e atëhershëm francez François Hollande. Edhe Karolos Papoulias, paraardhësi socialisht i Pavlopoulos, ishte në kohën e duhur në vendin e duhur, duke gjetur tonin e përshtatshëm përgjatë vitit elektoral 2012, kur duhej përballuar kaosi madje edhe kundrejt partisë neonaziste “Agimi i Artë”.

Një gjë kanë të përbashkët të gjithë ish-presidentët: Të gjithë ata kanë qenë politikanë e pjesërisht edhe pjesë e establishmentit politik. Ndërsa tani Katerina Sakellaropoulou ofron shumë, por nuk ka lidhje me politikën. Emërimi i saj është për këtë arsye një vendim i guximshëm, mendon Stella Ladi. “Kjo grua nuk ka një profil të caktuar partiak. Se si do të reagojë ajo, është e vështirë ta parathuash – edhe në raport me partinë konservatore, që e ka emëruar atë”, thotë politilogia.

 Jannis  Papadimitriou, Deutsche Welle