“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, jam 30 vjeçe dhe kohët e fundit më shqetëson gjakderdhja në hundë. Si mund ta ndaloj?
Përgjigjet otorinolaringologu: Përshëndetje ndonjëherë gjakderdhja nga hundët nuk është ndonjë simptomë serioze për shëndetin tuaj por nuk duhet neglizhuar. Që të ndaloni gjakderdhjen nga hundët duhet të provoni këto mënyra:Të mbani flegrat e hundës shtrënguar lehtë për pak minuta.Të vendosni mbi hundë një kompresë të ftohtë ose akull.Të qëndroni në këmbë, një pozicion që pakëson tensionin e gjakut në enët e gjakut në zonën e hundës. Nëse gjakderdhja pushon, nuk keni nevojë të kërkoni një trajtim më të specializuar mjekësor.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.