MENU
klinika

"Shqipëria ka mbijetuar prej SHBA-së"

Kryetari i Kuvendit pret ambasadoren Yuri Kim

30.01.2020 - 16:33

Ruçi ka thënë se falë SHBA Shqipëria sot ka përfituar shumë dhe jo vetëm ka mbijetuar duke i mbajtur gjallë frymën e lirisë për shqiptarët.

Pa SHBA nuk do të kishte Shqipëri në NATO, nuk do të kishte reforma të suksesshme si dhe nuk do të kishte Kosovë të pavarur thotë Ruçi. Po ashtu ai thotë se SHBA po ndihmon në nxitjen e integrimit europian të Shqipërisë.

Noftimi zyrtar

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, priti sot Ambasadoren e ShBA, znj. Juri Kim, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje miqësinë e fortë që lidh popujt dhe vendet tona dhe nënvizoi se “Kjo miqësi i ka rrënjët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit.

Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Willson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli, kontributin e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vuri në dukje edhe kontributin e pazëvëndësueshëm të ShBA për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon si edhe për nxitjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fazë e re në luftën kundër krimit"

Lleshaj takon ambasadoren amerikane


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!