MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Macron, një hap para, dy hapa pas!

15.01.2020 - 19:58

Në fund, gjithmonë Emmanuel Macron duket se është i gatshëm të bëjë kompromis.

Pas gjashtë javësh greva që përfshijnë punonjësit e hekurudhave, mësuesit, infermierët, balerinët, avokatët, portierët, pilotët dhe shoferët në Paris Métro, qeveria franceze ka njoftuar një lëshim të madh për sindikatat: tërheqjen e një propozimi për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64.

Macron e përshkroi koncesionin si një “kompromis konstruktiv”.

Greva nuk ka mbaruar ende.

Reforma e sistemit të komplikuar të pensioneve shtetërore do të ishte arritja më e madhe e mandatit pesë-vjeçar të Macron, një tregues i vendosmërisë së tij për të përshtatur Francën me ekonominë globale të shekullit XX.

Kur punëtorët dolën në rrugë në Paris, pjesa tjetër e Evropës thjesht u ul dhe shijoi shfaqjen. Duke patur parasysh trashëgiminë e tyre revolucionare, francezët dinë të protestojnë. Por do të ishte e gabuar të trajtosh raundin e fundit të protestave si një rast të jashtëzakonshëm.

Rezistenca ishte gjithashtu një simptomë e problemeve të thella dhe strukturore që shkojnë përtej kufijve francezë.

Në këtë kontekst, Brexit, megjithëse fillimisht ishte një projekt i së drejtës euroskeptike, u bë një mjet përmes të cilit u shpreh pakënaqësia në Britani.

 Në Francë, pakënaqësitë janë kanalizuar së pari përmes lëvizjes së Jelekverdhëve dhe tani përmes protestave masive të pensioneve.

Jashtë vendit, Macron përgjithësisht vlerësohet si një figurë e moderuar, liberale.

Por për një pjesë të madhe të presidencës së tij, në shumë qytete franceze kanë shpërthyer protesta, një mundësi që Marine Le Pen do të kërkojë ta shfrytëzojë në vitin 2022.

Franca, ashtu si pjesa tjetër e Evropës, përballet me sfida ekonomike në shumë fronte: popullsitë po rriten dhe e ardhmja është e pasigurt. Në një epokë të pasigurisë, njerëzit po luftojnë për të mbajtur atë që kanë.

Macron do të duhet të bëjë një ofertë më të mirë lidhur me pensionet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Makronizmi,' piramidë që mbështetet në majën e saj

Çfarë po ndodh me Presidentin francez?

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën