30.01.2020 - 08:38
Receta për: 2 persona
Ky mëngjes përgatitet shpejt, ju ngop dhe kështu nuk do ju marrë uria për një kohë të gjatë.
INGREDIENTËT
- ½ gotë kos
- 1 filxhan muesli
- 1 banane
- 1 lugë gjelle fara chia
- 1 lugë gjelle fara susami
- 1 dardhë
UDHËZIMET
- Në një enë shtoni kosin, farat chia, mueslin dhe i përzieni mirë.
- Shtoni sipër frutat e prera në feta-feta dhe në fund farat e susamit.
Ju bëftë mirë !
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Receta e mamit"
Trileçe, ëmbëlsira perfekte në çdo orë të ditës!
"Receta e mamit"