30.01.2020 - 08:47
Receta për: 4 persona
Ne ju tregojmë recetën, ju mjafton të keni përbërësit dhe dëshirën…!
INGREDIENTËT
- 10 vezë
- 1 filxhan çaji me djathë çedar
- 1 spec jeshil
- 1 spec të kuq
- 1 domate
- ¼ e brokoli ( e larë dhe e ndarë në copa të vogla)
- Kripë, piper të zi
- ½ lugë kafe hudhër pluhur
UDHËZIMET
- Perimet i lani dhe i ndani në copa të vogla. I bashkoni të gjitha në një tas.
- Rrihni vezët të gjitha në një tas. I shtoni perimet, pak kripë, piper, hudhër.
- I përzieni të gjitha bashkë dhe më pas mbushni format me muffins.
- I fusni në furrë të piqen për 20-25 minuta në temperaturë 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mësojini dhe ju
5 ushqimet më të mira për mëngjes
"Receta e mamit"
Trileçe, ëmbëlsira perfekte në çdo orë të ditës!
"Receta e mamit"