MENU
klinika

Përgjigjet kirurgu vaskular

Në këmbën e majtë kam disa kapilarë të kuq. Si hiqen?

27.01.2020 - 11:30

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje jam nje grua 45 vjeçe dhe kam në këmbën e majtë disa kapilarë të kuq. Çfarë të bëj?

Përgjigjet kirurgu vaskular: Kapilarët më së shpeshti shfaqen në këmbë dhe fytyrë, ndërsa në pjesët tjera të trupit më rrallë. Në bazë të disa klasifikimeve ato ndahen si kapilarë të thjeshtë (linear), të degëzuar, në formë merimange apo në formë të yllit ose pikave. Kapilarët kanë ngjyrë të kuqe dhe blu. Faktorët kryesor që shkaktojnë lajmërimin e kapilarëve janë pothuajse të njëjtë në rastin e venave varikoze. Këto janë faktori gjenetik, hormonal, mosha, shtatzënia, disa sëmundje malinje etj. Një metodë e re e trajtimit të kapilarëve është ajo që quhet metoda CLACS (Cryo Laser-Cryo Sclerotherapy) e zbuluar nga braziliani Kasuo Miyake. Përparësia e kësaj metode të re në shërimin e kapilareve është se çorapët komprimuese nuk ka nevojë të mbahen asnjë ditë. Për më tepër ju sugjeroj një vizitë më të hollësishme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.