MENU
klinika

"Receta e mamit"

Nëse ju ka marrë malli për qullopite me djathë, mbani shënim

28.01.2020 - 17:18

Koha e përgatitjes: 15 minuta 

Koha e gatimit: 20 minuta

Receta për: 4 persona
Qullopitet me djathë ju hapin oreksin dhe shkojnë kaq shumë me një copë gjalpë fshati. Shijojini dhe ndajeni recetën edhe me të tjerët!

INGREDIENTËT

  • 800 gram miell
  • 150 gram djathë të bardhë
  • ½ gotë hirrë djathi
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 ½ gotë ujë të vakët
  • 1 lugë kafe sodë buke
  • Kripë, piper

UDHËZIMET

  1. Sitim miellin dhe më pas shtojmë sodën e bukës.
  2. Shtojmë më pas tek mielli, vajin, djathin e thërrmuar, hirrën dhe ujë. Punojeni mirë masën derisa të krijoni një masë homogjene.
  3. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim brumin e përgatitur.
  4. E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta
  5. Pasi të jetë pjekur, e nxirrni dhe e prisni në copa katrore. E lini të ftohet disi dhe më pas mund ta shijoni!

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN