MENU
klinika

Deklarata e negociatorit kryesor të BE për Brexit

“Nuk do të heqim kurrë dorë”, BE paralajmëron Britaninë!

28.01.2020 - 16:41

Disa politikanë britanikë kanë sugjeruar se Brukseli mund të jetë fleksibël në rregullat e tij në mënyrë që të mbrojë flukset e tregtisë në bisedime që do të fillojnë në javët e ardhshme pas daljes zyrtare të Britanisë nga blloku të premten.

Por Michel Barnier, paralajmëroi se pasojat negative ishin të pashmangshme.

“Nuk do të ketë kompromise në tregun e vetëm. Kurrë, kurrë, kurrë”, u tha Barnier një audiencë në Universitetin e Queen’s në Belfast.

“Braktisja e tregut të vetëm, largimi nga bashkimi doganor do të ketë pasoja. Dhe ajo që pashë…në vitin e fundit, është se shumë nga këto pasoja janë nënvlerësuar në Mbretërinë e Bashkuar, “tha ai. “Tani ne duhet të përballemi me realitetin.”

Barnier tha se ndërsa Brukseli ishte i gatshëm të ishte fleksibël dhe pragmatik në bisedimet tregtare, zgjedhjet e Britanisë e kanë bërë të pamundur tregtinë pa konflikte.

Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje tregtare, Britania do të përballet me vështirësi.

BE ka përsëritur vazhdimisht se niveli i aksesit të produkteve në Mbretërinë e Bashkuar mund të vazhdojë të jetë në përpjesëtim me angazhimet që Londra merr për rregullat e BE-së, veçanërisht në lidhje me ndihmën shtetërore.

“Nuk është e qartë për mua nëse, kur Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE dhe tregu i vetëm, do të zgjedhë të largohet nga modeli shoqëror dhe rregullator i Evropës. Kjo është pyetja kryesore, dhe ne jemi duke pritur pnjë përgjigje.” tha Barnier.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC

Për më shumë lajme, vizitoni www.konica.al.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”