Ja si është dukur deri më tani 2020-ta e Vladimir Putin.
Udhëheqësi rus shkoi në Damask, Siri, për t’u takuar me Presidentin sirian Bashar al-Asad një javë më parë dhe më pas fluturoi për në Stamboll të nesërmen për inaugurimin e një tubacioni që çon gaz natyror rus në Turqi dhe Evropë nën Detin e Zi, duke shmangur Ukrainën.
Duke qëndruar pranë Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll, Putin bëri thirrje për lehtësimin e tensioneve SHBA-Iran, dhe për një armëpushim në Libi. Gjatë fundjavës, ai priti kancelaren gjermane Angela Merkel në Moskë dhe foli në telefon me udhëheqësit e Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, vende që mbështesin dy palë kundërshtare në luftën në Libi, për t’u bërë atyre një ofertë që ata nuk mund ta refuzonin.
Ditën e hënë, lideri rus nisi të ndërmjetësonte një armëpushim.
Agjenda e Putin na tregon shumëçka për rendin e ri botëror që po shfaqet.
Ndërkohë që Presidenti Trump e kalon kohën e tij duke ofenduar këdo, dhe duke kërcënuar se do të fillojë luftërat e Lindjes së Mesme, Rusia po mbush boshllëkun në diplomacinë ndërkombëtare.
Në rastin e Libisë, dhënia fund e një konflikti të përgjakshëm mund t’i afrojë edhe më shumë Erdoganin dhe Putinin, edhe më pranë dhe t’i detyrojë europianët të fillojnë të mendojnë për të punuar me Rusinë për energjinë dhe sigurinë.
Ndërkohë që Evropa fillon të mendojë për një botë post-amerikane, Rusia po fiton prestigjin që kurrë nuk kishte.
Amerika dikur përpiqej të ndryshonte botën, Rusia më parë përpiqej të sabotonte ato plane. Tani gjërat pothuajse duken anasjelltas.
Trump nuk beson në rendin liberal të udhëhequr nga SHBA ose në institucionet e saj.
Shtetet e Bashkuara mund të kenë ende aftësi për të ndryshojmë, por nën udhëheqjen e Trumpit, nuk duket se duan ta bëjnë.
Tani për tani, e ardhmja për libianët është e paqartë.
Nëse Putini arrin të ndërmjetësojë armëpushimin gjatë ditëve të ardhshme, negociatat politike do të zhvillohen në Berlin.
Rusia do të vazhdojë të bëjë presion për një rend botëror në të cilin të fortët sundojnë të dobëtit.
Kjo do të jetë një botë e pakënaqur dhe e paqëndrueshme, ku kritikët dhe disidentët diskreditohen dhe persekutohen.
Një rend me të cilin autoritarizmi pohon me krenari legjitimitetin e tij mbi demokracinë.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al