29.01.2020 - 15:28
Receta për: 2 persona
INGREDIENTËT
- 1 petë për pica (brumi i gatshëm)
- 2 lugë gjelle salcë domateje
- 4 kërpudha Champignon
- Disa gjethe borziloku
- Disa gjethe majdanozi
- 2 gjethe sallatë jeshile
- 2 lugë gjellë vaj të aromatizuar
- 1 patëllxhan
- 1 kungull jeshil
- 1 domate e vogël
- 1/4 spec jeshil
- 1/4 spec i kuq
UDHËZIMET
- Hapim brumin e picës në një tavë dhe e pjekim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
- Marinoni të gjitha perimet e prera në feta me vajin e aromatizuar dhe me pak kripë.
- Presim sa të nxehet mirë tigani i skarës dhe më pas kalojmë në të perimet për pak sekonda.
- Hapim salcën e domates mbi brumin e picës dhe shtrojmë perimet e marinuara.
- Shtojmë gjethet e borzilokut, majdanozit dhe sallatën e grirë.
- E pjekim picën për 10 minuta në temperaturën 180 gradë.
Ju bëftë mirë!