MENU
klinika

Përgjigjet neurologu

Prej disa muajve ndjej dhimbje koke. A ka një kurë natyrale?

10.01.2020 - 12:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Prej disa muajve  ndjej dhimbje koke, nuk e kam te vazhdueshme por hera herës më dhemb edhe nga stresi që krijohet në punë. Për një kohë të shkurtër kam marrë ilaçe, por skam qejf të dëmtoj stomakun me këto ilaçe , a ka ndonje metodë tjetër naturale që të ndaloj dhimbjen?

Përgjigjet neurologu: Disa mënyra natyrale për largimin e dhimbjes së kokës janë: Konsumoni sa më shumë ujë. Uji i pijshëm do të ndalojë dehidrimin, i cili mund të jetë një shkak themelor i shumë dhimbjeve të kokës. Pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve të kokës ose në qetësimin e saj. Qëndroni në errësirë. Disa njerëz që vuajnë nga dhimbjet e kokës bëhen të ndjeshme ndaj dritës. Dritat e zyrave apo edhe drita e fortë nga një smartphone mund t’i bëjnë simptomat më keq. Bëni ushtrime. Ushtrimet mund të ndihmojnëë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe në nxitjen e qarkullimit më të mirë, gjë që mund të zvogëlojë shanset për shfaqjen e një dhimbjeje koke. Nëse dhimbja vazhdon do t’ju këshilloja një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.