MENU
klinika

"Receta e mamit"

Presh, koper dhe limon për supën më të shijshme të së hënës

27.01.2020 - 16:07
 Koha e përgatitjes: 15 minuta
 Koha e gatimit: 40 minuta
Receta për: 6 persona

Supë e lehtë, joshëse dhe rregullon stomakun nëse nuk e keni pasur mirë këto kohë.

INGREDIENTËT

  • 1 kg presh
  • 450 gram patate
  • 150 gram lëng pule
  • 6 gota ujë
  • 2 thelpinj të vegjël hudhre
  • ½ lugë çaji curry (një miks erëzash aziatike)
  • 1 tufë koper
  • ½ lëkurë limoni
  • ½ limon të shtrydhur
  • kripë, piper
  • pak vaj ulliri ekstra të virgjër

UDHËZIMET

  1. Kavardisni hudhrën me preshin dhe pak vaj ulliri, për pak minuta në zjarr mesatar.
  2. Shtoni curryn. Tani shtoni lëngun e pulës, ujin dhe patatet.
  3. I lini të ziejnë në zjarr të avashtë. Diku nga mesi i shtoni lëngun e limonit dhe lëkurat e limonit. Afër fundit shtoni edhe koperin.
  4. Provojeni për kripë dhe piper.
  5. Pasi të jenë zbutur patatet, e kaloni të gjithë përbërjen në frulator dhe i ktheni sërish në tenxhere për një valë të fundit.
  6. Supa duhet të bëhet kremoze.

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN