MENU
klinika

Nga The Independent

Protestat në Francë nuk do të mbarojnë derisa Macron…

06.01.2020 - 16:27

Protestat në Francë kanë zgjatur një muaj, dhe është përdorur gaz lotsjellës për demonstruesit.

Për këdo që ka përjetuar protestat e lëvizjes së “Jelekverdhëve” vitin e kaluar, zemërimi për reformën e sistemit të pensioneve është edhe më mbresëlënëse, me grevën që ka mbështetjen e gati gjysmës së popullsisë.

Shifrat janë ulur disi në sondazhet e fundit, por një sondazh para Krishtlindjeve tregoi se ende kishte mbështetje në 51 përqind.

Këtë herë duket se rezistenca e grevistëve ka për qëllim një betejë kundër Presidentit Emmanuel Macron, sesa vetë reformën e pensioneve. “Jelekverdhët” e bënë këtë dhe ata mund të ketë qenë frymëzimi.

Punëtorët në hekurudhat e shtetit dhe rrjetin e transportit në Paris filluan aksionin e tyre industrial më 5 dhjetor, dhe më vonë atyre iu bashkuan edhe punonjësit e sektorit publik.

E gjitha kjo është një “dhimbje koke” për qeverinë.

Që nga sot, sistemi francez i pensioneve është i ndarë në 42 kategori, disa prej të cilave gëzojnë një status të veçantë, pagesa më të larta dhe një moshë pensioni relativisht të ulët në krahasim me vendet e tjera të BE-së. Qeveria dëshiron një sistem universal, që shpresohet se do t’i inkurajojë njerëzit të qëndrojnë në punë përtej 62 deri 64 vjeç, mosha zyrtare e pensionit.

Megjithëse sondazhet tregojnë se publiku nuk e beson aspak Macronin.

Qasja e tij ndaj kërkesave të Jelekverdhëve, siç është fuqia më e lartë blerëse dhe taksa më të ulëta e ndihmuan disi atë.

Hulumtimet e fundit kanë treguar që ata francezë që ndjehen në gjendje varfërie kanë ende të njëjtin nivel pesimizmi për të ardhmesn, pavarësisht se nëse ata jetojnë nën ose mbi kufirin zyrtar të varfërisë.

“Debati i Madh Kombëtar” që nisi Macron disa muaj pas protestave të “Jelekverdhëve”, u duk si një përpjekje e vonuar për dialog, por nuk rezultoi në ndryshime të rëndësishme.

Kjo situatë do të vazhdojë derisa Macron të pranojë ndikimin afatgjatë të gabimeve të tij të mëparshme.

Macron tani është simboli i kësaj gjendje të keqe dhe të gjitha veprimet e tij janë të destinuara të dështojnë.

Fakti që rreth 44 përqind e njerëzve që votuan për udhëheqësen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhjet evropiane kanë treguar mbështetje ose kanë marrë pjesë në marshimet e Jelekverdhëve, tregon zhgënjimin nga Macron.

Sikur Le Pen të gjente një zgjidhje edhe për çështjen e pensioneve, ka pak shanse që reputacioni i Macron të mbetet njësoj.

Sidoqoftë, derisa Macron të reflektojë, ngjarjet në Opéra do të jenë një dëshmi e një debati publik që ende nuk ka ndodhur.

Lucia Posteraro, The Independent

Përkthyer dhe përshtatur nga The Indepedent/ konica.al