75-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte e vetmja ngjarje që presidenti rus Vladimir Putin përmendi në fjalimin e tij të Vitit të Ri para kombit.
Putin kohët e fundit është shfaqur “i fiksuar” me Luftën e Dytë Botërore, duke diskutuar në lidhje me të në çdo rast – gjatë një seance joformale me udhëheqësit e tjerë post-sovjetikë, në konferencën e tij të madhe të fundvitit, në takimet me biznesmenët rusë, në Ministrinë e Mbrojtjes në prani të gjeneralëve.
Ai ka folur herë pas here për të paraqitur dokumente arkivore; ai përmendi se do të punojë në një artikull studimor për luftën.
Kjo është për shkak se Putini, këshilltarët e tij të politikës së jashtme dhe propagandistët e tij e shohin narrativën mbizotëruese të luftës që po zhvendoset kundër Rusisë.
Përgjatë viteve të Luftës së Ftohtë, aleanca fitimtare e Bashkimit Sovjetik, SHBA dhe Franca na kujtoi se bashkëpunimi ishte i mundur.
Në fund të vitit të kaluar, kryeministri britanik Boris Johnson u pyet për ndonjë rast kur ai kishte ndryshuar mendje. Përgjigja e tij ishte:
“Ajo për të cilën kam ndryshuar vërtet mendimin është nëse është e mundur të rregullojmë marrëdhëniet me Rusinë. Ishte shumë, shumë zhgënjyese që gabova”.
Kremlini është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj sinjaleve të tilla, sepse fuqia globale e Rusisë është ende e bazuar në disa aspekte të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore.
Për Putinin, ai rol është, në një farë mënyre, aq i rëndësishëm sa armët bërthamore të Rusisë.
Mundësia për të thënë në mënyrë autoritative çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar është, në fund të fundit, një pjesë e madhe e asaj që e bën SHBA-në një superfuqi globale.
Më 23 janar, Putini do të mbajë fjalim në një ceremoni në Izrael duke përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të Aushvicit nga Ushtria e Kuqe, por Presidenti polak Andrzej Duda ka refuzuar të shkojë sepse nuk i është dhënë një shans të flasë.
Sa i përket rolit të ish-republikave sovjetike në fitore, Putini e kishte këtë temë fokusin e takimeve të tij me liderët ish-sovjetik muajin e kaluar, duke u thënë atyre: “Për të gjithë ne,do të doja të theksoja se dhe unë e di që jeni dakord se ky është një përvjetor i veçantë.”
Gjatë debatit të historianëve, Alexander Lomanov nga Instituti Ndërkombëtar i Ekonomisë dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Moskë propozoi të punonte më ngushtë me Kinën, sepse, sipas tij, Kina do të ishte e lumtur të promovonte idenë se Sovjetikët ishin forca kryesore pas fitores në Evropë.
Pjesa më e madhe e veprimtarisë së politikës së jashtme të Putinit këtë vit do të drejtohet në përpjekjen për të rindërtuar një koncept më të përqendruar nga Rusia për fitoren mbi nazistët.
Janë pikërisht këto ndërlikime, sidoqoftë, që bëjnë çdo lloj përfshirjeje të qeverisë në formësimin e kujtesës së Luftës së Dytë Botërore kaq të neveritshme.
Rusia, nuk duhet të përfshihet në këtë. Ajo duhet të shlyejë fillimisht krimet që ka kryer, para se të festojë për kaluarën e saj heroike.
Leonid Bershidsky, Bloomberg
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al