MENU
klinika

Kontribut i shumanshëm

Qeveria japoneze dekoron Avni Ponarin

21.01.2020 - 17:25

     Qeveria Japoneze i akordon Z. Avni PONARI Dekoratën “Urdhri i Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”)

 Më 3 nëntor 2019, Qeveria Japoneze shpalli listën e të akorduarve të Dekorimeve të vjeshtës, duke përfshirë Z. Avni PONARI, Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë.

 

  1. Avni Ponari ka shërbyen për promovimin e shkëmbimeve dhe të fuqizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona, si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Tiranë për dhjetë vitetet e fundit. Z. PONARI dekorohet me “Urdhrin e Ngritjes së Diellit, Rrezet e Arta me Fjongon e Qafës” (“The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon”) për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

 

Ambasada Japoneze në Shqipëri shprehu admirimin dhe vlerësimin e saj të sinqertë ndaj       Z. Ponari për kontributin dhe përpjekjet e tij jetëgjata duke e uruar atë për akordimin me këtë Dekoratë.

 

  1. Ponari shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë për këtë vlerësim kaq të madh dhe të veçantë të akorduar nga Perandori i Japonisë si Dekorata më e Lartë e marrë prej tij përgjatë 10 viteve të shërbimit si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Ky është Urdhri i 3-të më i lartë që akordohet nga Qeveria Japoneze, themeluar në vitin 1875 që i akordohet personaliteteve të huaja për arritje të jashtëzakonshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, promovimin e kulturës japoneze, dhe avancimin e fushave të ndryshme. Ai simbolizon energjinë po aq të fuqishme sa ngritja e diellit paralelisht me konceptin japonez të “ngritjes së diellit” –  që e kanë bërë Japoninë që të njihet si “Toka e Ngritjes së Diellit”.

Fillimisht, Z. Ponari u emërua në këtë detyrë me një mandat të parë në vitin 2009 nga Ambasadori Hiroyasu Ando dhe më pas me një mandat të dytë nga Kazuyoshi Umemoto, që të dy Ambasadorë të Japonisë rezidentë në Itali, por që mbulonin gjithashtu edhe Shqipërinë. Megjithatë, merita e këtij Dekorimi i takon padyshim mbështetjes së riemërimit në këtë post në 2019 nga Ambasadori Ito, i cili është edhe Ambasadori i parë i Japonisë në Shqipëri.

Përgjatë këtyre viteve të frytshme Z. Ponari ka bashkëpunuar maksimalisht me Ambasadat e Japonisë në Itali që kanë mbuluar Shqipërinë deri në vitin 2016, dhe që u kurorëzua me hapjen e Ambasadës së Parë Japoneze në Shqipëri në vitin 2017. Ky bashkëpunim është thelluar më tej dhe na ka sjellë më afër drejt qëllimeve të përbashkëta të dy vendeve tona, të Shqipërisë dhe të Japonisë.

 

“Kam bërë maksimumin tim që të prezantoja denjësisht Shqipërinë në “Tokën ku Ngrihet Dielli”, dhe që të përfaqësoja Japoninë në “Tokën e Arbrit”; “Ne kemi shumë për të mësuar nga dija e madhe dhe mënyrat e të bërit të gjërave në të gjitha rrafshet politikë, ekonomikë, social dhe kulturor, dhe me punën time si Konsull jam përpjekur që të sjellë në Shqipëri praktikat më të mira të zhvillimit dhe të të bërit biznes,” u shpreh Z. Ponari në fjalën e tij përshëndetëse.

 

  1. Ponari e përmbylli fjalën e tij duke thënë se, “Japonia është një mike e madhe, shumë e rëndësishme dhe e çmuar për Shqipërinë, duke na përkrahur dhe mbështetur kurdoherë”, si edhe duke falenderuar Lartmadhërinë e Tij Perandorin dhe Lartmadhërinë e Saj Perandoreshën e Japonisë për vlerësimin dhe besimin e dhënë; SH.T.Z Kryeministrin Abe për mbështetjen dhe inkurajimin e pakufishëm gjatë shërbimit tim prej një dekade si Konsull i Përgjithshëm Nderi; SH.T.Z Toshimitsu Motegi, Ministër të Punëve të Jashtme; Grupin Parlamentar të Miqësisë Japoni – Shqipëri; si edhe Nismëtarin dhe organizatorin e këtij Dekorimi, Ambasadorin Ito dhe Zonjën e tij të nderuar.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!