MENU
klinika

"Receta e mamit"

Të parezistueshme! Si të përgatisni muffins me nutella e banane

26.01.2020 - 11:27
Muffins janë në listën e ëmbëlsirave më të thjeshta dhe më praktike që mund të përgatisni ndonjëherë. Këto me nutella janë të parezistueshme…
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 20 minuta

PËRBËRËSIT

  • 3 banane të qëruara
  • 1 ½ filxhan me miell
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji sodë pjekjeje
  • ¾ lugë çaji pluhur pjekës ¾ filxhan me sheqer
  • ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 lugë gjelle me ekstrakt vaniljeje
  • ¼ filxhan me kos
  • 1/2 lugë çaji me kanellë pluhur
  • ½ filxhan me nutella

UDHËZIMET

1. Në një tas shtypni bananet me ndihmën e një piruni.
2. I shtoni sipër sheqerin, ekstraktin e vaniljes, vezët dhe i përzieni mirë. Tani shtoni kosin dhe gjalpin e shkrirë.
3. I përzieni edhe njëherë derisa përbërësit të kombinohen me njëri tjetrin.
4. Në një tas tjetër përzieni përbërësit e thatë si soda e pjekjes, pluhurin pjekës, kanella pluhur dhe një majë lugë kripë. I përzieni mirë dhe ia shtoni tasit të parë.
5. Merrni format specifike për muffins dhe i mbushni me masët që përgatitët.
6. Sipër secilës vendosni nga një lugë çaji me nutella dhe shtypeni që çokollata të shkrihet brenda.
7. I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. I lini pak minuta që të ftohen para se t’i shërbeni dhe më pas mund t’i shijoni!